Juventusi e ka identifikuar Alexander Sorloth si sulmuesin ideal për të ardhmen dhe po punon për ta transferuar nga Atlético Madrid.
Rruga që mund ta çojë norvegjezin në Torino lidhet ngushtë me situatën e Nicolás González, shkruan Arbresh.info.
Argjentinasi kaloi sezonin e fundit te Atlético në formë huazimi nga Juventusi dhe trajneri Luciano Spalletti do ta mirëpriste rikthimin e tij, por lojtari nuk dëshiron të kthehet në Torino.
Qëndrimi i Nico Gonzalez te Atlético Madrid mbetet një mundësi reale, por negociatat nuk po ecin me ritmin që dëshiron Juventusi.
Ndërkohë, Sørloth e ka dhënë tashmë miratimin për një transferim te bardhezinjtë dhe dëshiron që gjithçka të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që të përqendrohet plotësisht te Kombëtarja e Norvegjisë dhe Kupa e Botës.
Megjithatë, për sulmuesin ka interes edhe nga klubet e Premier League, gjë që ka bërë që Atlético të rrisë kërkesën e tij nga 30 në 35 milionë euro.
Juventusi po mendon ta ulë koston e operacionit duke përfshirë Nico Gonzalez në marrëveshje.
Klubi italian synon të përfitojë rreth 22-25 milionë euro nga shitja e tij, plus bonuse shtesë, çka do ta detyronte të paguante vetëm 10-12 milionë euro shtesë për të siguruar shërbimet e Sørloth.
Megjithatë, planet e Juventusit përplasen me qëndrimin e Nico Gonzalez.
Argjentinasi nuk ka ndërmend të nxitojë për të vendosur të ardhmen e tij dhe dëshiron të presë zhvillimet e merkatos gjatë verës, duke shpresuar se paraqitjet në Kupën e Botës mund t’i sjellin oferta të reja.
Sipas Gazzetta dello Sport, lojtari ka mbetur i zhgënjyer nga mënyra se si Juventusi e trajtoi, pasi klubi vendosi ta largojë vetëm një vit pas transferimit të tij.
Nga ana tjetër, edhe Atlético Madrid nuk e ka bindur plotësisht, pasi nuk e bleu menjëherë kartonin e tij sipas marrëveshjes fillestare, duke tentuar të negociojë një çmim më të ulët.
Për këtë arsye, Nico Gonzalez dëshiron të analizojë me kujdes të gjitha opsionet para se të marrë një vendim përfundimtar. Por një vonesë e tillë nuk i shkon përshtat planeve të Juventusit dhe as dëshirës së Sørloth, i cili kërkon qartësi për të ardhmen e tij sa më parë./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi