Reali i dërgon ofertë marramendëse Atleticos për Alvarezit, por merr refuzim

19:30 | 9 Qershor 2026
D.H

Real Madridi ka njoftuar se ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.

Sulmuesi argjentinas ishte futbollisti i cili Perez e kishte përmendur tash e shumë kohë se do t’i bëj një ofertë të majme plot 150 milionë euro, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo oferta e njëjtë është refuzuar nga klubi tjetër nga Madridi, Atletico.

Sipas njoftimit në fjalë, drejtuesit e Atleticos kërkojnë që të paguhet klauzola e lojtarit.

“Real Madrid njofton se, pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur sot, i ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh Atletico Madrid për të drejtat federative të lojtarit Julián Álvarez.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertës, Atletico Madrid ka shprehur mirënjohjen e tij për propozimin, i bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, por e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit”, njofton Reali në uebsajtin zyrtar.

Alvarez u transferua tek Atetico në verën e vitit 2024 nga Manchester City.

Klauzola për largim e argjentinasit e vendosur nga klubi madrilen është 500 milionë euro. Të interesuar për kampionin e botës në fuqi janë edhe Barcelona e cila është refuzuar po ashtu, Paris Saint-Germain dhe Arsenali./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale