Real Madridi ka bërë të ditur se Alvaro Arbeloa nuk do të jetë më trajner i parë i skuadrës.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit madrilen, shkruan Arbresh.info.
“Real Madrid CF dhe Álvaro Arbeloa kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund mandatit të tij si trajner i ekipit të parë.”
“Real Madridi i është thellësisht mirënjohës Álvaro Arbeloas, i cili gjatë gjithë karrierës së tij në klub, që nga koha kur u bashkua me akademinë tonë, ka demonstruar gjithmonë besnikëri, përkushtim dhe profesionalizëm. Personaliteti i tij është një shembull i vërtetë i vlerave të klubit tonë.”
“Real Madridi, i cili do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, i uron Álvaro Arbeloas dhe gjithë familjes së tij fat të mbarë në këtë kapitull të ri të jetës së tyre”, thuhet në njoftim.
Arbeloa erdhi në stolin madrilen pas largimit të Alonsos në janar, por nuk arriti të fitoj asnjë trofe duke humbur La Ligan, eliminuar në Kupën e Mbretit, derisa në çerekfinale të Ligës së Kampionëve u mposht nga Bayern Munich.
Largimi i Arbeloas i hap rrugë zyrtarizimit të Jose Mourinhos në krye të Real Madridit./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall