FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në arrestimin e tre personave për krim të organizuar

20:58 | 9 Qershor 2026
H.E

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar të martën një aksion, në kuadër të të cilit janë arrestuar tre persona të dyshuar me inicialet A.A., S.D. dhe B.K.

Sipas njoftimit, të dyshuarit po hetohen për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë pjesëmarrjen ose organizimin e grupit kriminal të organizuar, financimin e terrorizmit, shpëlarjen e parave, mashtrimin, detyrimin, si dhe veprat që lidhen me armët dhe narkotikët.

“Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-se dhe nga autoritetet policore Kanadeze( RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Me vendimt të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale