“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico ironizon me Real Madridin pas ofertës për Alvarezin

20:53 | 9 Qershor 2026
D.H

Real Madridi njoftoi më herët se i dërgoi një ofertë Atletico Madridit për lojtarin Julian Alvarez me vlerë prej 150 milionë euro.

Mirëpo e njëjta u refuzua nga klubi tjetër i Madridit, shkruan Arbresh.info.

Pas kësaj komunikate, reagimi i Atlético Madrid ka qenë i menjëhershëm dhe ironik. Fillimisht ata postuan emoji të të qeshurës në rrjetet sociale.

Më pas publikuan edhe një reagim tjetër më të ashpër, ku përmendin edhe FC Barcelona:

“Si të mos kemi marrëdhënie të mira, kur ju na bëni të qeshim edhe më shumë se Barcelona.”

Klubi gjithashtu tha: “Ju keni ngatërruar edukatën me mirënjohjen. Por për të mos pasur dyshime: nuk ju falënderojmë për asgjë.”

Atlético Madrid theksoi gjithashtu se nuk shqyrton dhe nuk vlerëson “asnjë ofertë” për Julián Álvarez.

Në një tjetër koment, klubi shtoi me ironi: “Ju është ndërprerë videoja e Papës ku thoshte se edhe ai është tifoz i Atletico Madridit.”

Ndryshe, Alvarez është në shënjestër të shumë klubeve të mëdha evropiane por Atletico nuk heq dorë nga klauzola e tij.

Klauzola e kampionit në fuqi të botës me Argjentinën është 500 milionë euro./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale