Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa leje ndërtimi

18:52 | 9 Qershor 2026
H.E

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka ndaluar punimet që po zhvilloheshin pa iu përmbajtur lejes ndërtimore.

Sipas njoftimit, inspektorët komunalë kanë ndërmarrë veprime konkrete në terren dhe kanë vendosur shirita për ndalimin e punimeve.

Drejtoria e Inspekcionit ka paralajmëruar se do të vazhdojë me masa të njëjta në të gjitha rastet ku konstatohet mosrespektim i lejeve ndërtimore. Sipas drejtorit të Inspektoratit, Mujë Igrishta, veprimet do të jenë të vazhdueshme ndaj çdo shkeljeje të identifikuar.

Shpërndaje në rrjete sociale