Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij

18:43 | 9 Qershor 2026
D.H

Sipas raportimeve të ESPN, ka ende shumë paqartësi rreth të ardhmes së Nico Paz dhe mundësisë së rikthimit të tij këtë verë te Real Madrid.

Situata po bëhet edhe më e komplikuar për shkak se Real Madrid pritet të bëjë disa transferime të mëdha në afatin kalimtar, gjë që mund t’ua vështirësojë hapësirën lojtarëve të rinj që kthehen nga huazimi, shkruan Arbresh.info.

Sipas Fabrizio Romano, vetë Nico Paz preferon që të qëndrojë edhe një sezon tjetër te Como, në vend që të rikthehet menjëherë në Madrid.

Ai është i bindur se minutat e rregullta janë më të rëndësishme për zhvillimin e tij në këtë fazë të karrierës.

Në Itali, ai ka shkëlqyer nën drejtimin e Cesc Fàbregas, duke fituar hapësirë të madhe dhe duke u bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Vendimi final për të ardhmen e tij në Santiago Bernabéu pritet të merret nga trajneri i ri José Mourinho, i cili do të vendosë nëse Paz do të jetë pjesë e planeve të menjëhershme të ekipit apo do të vazhdojë zhvillimin jashtë Madridit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale