Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendimi i Diazit

18:34 | 9 Qershor 2026
D.H

Brahim Díaz ka shprehur qartë dëshirën e tij për të qëndruar te Real Madrid dhe për të luftuar për një vend titullari nën drejtimin e trajnerit José Mourinho.

Sipas raportimeve të ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, mesfushori ofensiv nuk po mendon për largim në këtë moment, pasi e sheh veten si pjesë të projektit të “Los Blancos”, shkruan Arbresh.info.

Ai është i gatshëm të konkurrojë me lojtarët e tjerë të repartit ofensiv dhe të presë rastin e tij për minuta më të rëndësishme gjatë sezonit.

Nga ana tjetër, Luciano Spalletti do ta dëshironte shumë transferimin e tij te Juventus, duke e parë si një profil ideal për të shtuar kreativitet në mesfushë dhe sulm.

Juventusi është në kërkim të lojtarëve teknikë që mund të bëjnë diferencën në ndeshje të mbyllura, dhe Brahim është një nga emrat që pëlqehet shumë në Torino.

Diaz ka luajtur vetëm 1666 minuta këtë sezon, duke shënuar dy gola e nëntë asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale