Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se ishulli i Sazanit është dhe do të mbetet pronë publike, duke hedhur poshtë pretendimet se po negociohet shitja e tij tek investitorët e huaj.
Rama tha se prej tre vitesh vijojnë negociatat për projektin në Sazan, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. Sipas tij, investitorët nuk kanë kërkuar blerjen e ishullit dhe, edhe nëse një kërkesë e tillë do të paraqitej, shitja e Sazanit nuk ka qenë asnjëherë një alternativë e konsideruar nga qeveria.
Kreu i qeverisë sqaroi se marrëveshja që po negociohet lidhet me një sipërmarrje të përbashkët mes investuesit dhe Republikës së Shqipërisë. Ai theksoi se ishulli i përket shqiptarëve dhe shtetit shqiptar.
“Sazani është tokë publike. Ndërsa flasim, u bënë 3 vite dhe nuk kemi as marrëveshjen e Sazanit, sepse po negociojmë. Ata as nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por edhe po të kërkonin, neve kurrë nuk na ka shkuar në mendje alternativa për të shitur ishullin.
Marrëveshja ka të bëjë me sipërmarrjen e përbashkët mes investuesit dhe Republikës së Shqipërisë. Ishulli i përket shqiptarëve dhe Shqipërisë. Aty ku do të ndërtohet do të ketë pronësi të objektit.
Korporata Shqiptare e Investimeve është ajo që po negocion. Shteti shqiptar do të përfitojë prej kësaj.
Për ishullin s’ka asnjë skicë të publikuar.”
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...