Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian se ligji për investimet strategjike nuk ka qenë i padrejtë dhe se ai ka përmbushur tashmë misionin e tij.
Sipas tij, ky ligj ka ndihmuar në tërheqjen e investimeve që përndryshe nuk do të kishin ardhur në Shqipëri, ndërsa theksoi se në kushtet aktuale ai nuk është më i domosdoshëm.
Ai shtoi se tashmë Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik, ku kapitali dhe investitorët e mëdhenj po vijnë pa pasur nevojë për lehtësime të veçanta ligjore, por kërkojnë më shumë siguri dhe status të mbrojtur.
Kryeministri theksoi gjithashtu se po punohet për një ligj të ri për investimet në bashkëpunim me Bashkimin Europian, në përputhje me standardet e tij.
Ai e cilësoi gjithashtu zhvillimin e projekteve të mëdha investuese si një “bekim për Shqipërinë”, duke përmendur investime në vlerën e miliarda eurove dhe duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të bazuar në natyrë.
“Ligji për investimet strategjike kurrë nuk ka qenë i padrejtë. Gjëja e mirë është që do ta lëmë pas, sepse e ka përmbushur misionin e vet dhe nuk ka rëndësi, nuk është se po luftojmë për të.
Ligji për investimet strategjike na ka ndihmuar të sjellim në këtë vend më në fund disa investime që përndryshe nuk do të kishin ndodhur.
Tashmë nuk na duhet më një ligj për investimet strategjike, sepse kapitali po hyn dhe investitorët e mëdhenj po vijnë dhe në fakt nuk duan t’ia dinë për lehtësitë. Duan natyrisht status të mbrojtur, por nuk kemi probleme me këtë.
Kam përshtypjen që është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë tashmë për një ligj të ri për investimet. Po punojmë me BE-në për këtë. Çdo gjë që bëjmë mbështetet te standardet e BE-së dhe kjo është mjaft e qartë.
Është bekim për Shqipërinë të sjellë 4 miliardë euro dhe të bëjë diçka të jashtëzakonshme që do të jetë në ADN-në e saj, një zhvillim i mbështetur në natyrë.Ja pse zemërohem, zemërohem me veten, jo me ju.”, tha Rama.
Shfaqet rast i ri i etheve afrikane të derrave në Kroaci
Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen...
Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së H...
AF Elbasani pensionon fanellën me numrin 27 në nder të futbo...
Pas sezonit fantastik tek Marseille, Greenwood afër kalimit ...
KQZ nis verifikimin e mbi 85 mijë pakove me fletëvotime nga ...