Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D., nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i materialeve të votimit”.
Sipas vendimit, masa do të zgjasë deri më 07.07.2026, ndërsa të pandehurit i ndalohet largimi nga vendbanimi pa lejen e gjykatës dhe kontakti me persona të tjerë jashtë familjes.
Gjykata ka paralajmëruar se në rast të shkeljes së masës së arrestit shtëpiak, ndaj tij do të caktohet masa e paraburgimit.
Në njoftim bëhet e ditur se Policia e Kosovës në Prizren do të mbikëqyrë zbatimin e kësaj mase dhe do të raportojë për çdo shkelje të mundshme.
Sipas dosjes së rastit, i pandehuri dyshohet se më 07 qershor, në cilësinë e anëtarit të KQZ-së, në qendrën e votimit në shkollën “Sharri” në Jabllanicë të Prizrenit, ka marrë dhe fshehur gjashtë fletëvotime të zbrazëta, duke penguar procesin zgjedhor.
Gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës mjafton masa e arrestit shtëpiak për sigurimin e prezencës së të pandehurit dhe zhvillimin normal të hetimeve, duke refuzuar kërkesën për paraburgim.
Pas sezonit fantastik tek Marseille, Greenwood afër kalimit ...
KQZ nis verifikimin e mbi 85 mijë pakove me fletëvotime nga ...
Numërohen 36% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top p...
Real Madridi nis kontaktet e para me agjentin e Alvarezit
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...