SHBA ndërmjetëson dialogun për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

15:47 | 9 Qershor 2026
E H

Ambasadori i SHBA-së në Bejrut, Michel Issa, ka deklaruar se bisedimet mes Izraelit dhe Libanit pritet të vazhdojnë së shpejti në Uashington, pavarësisht tensioneve dhe sulmeve që kanë vijuar pas armëpushimit të rinovuar më 3 qershor.

Pas një takimi me presidentin libanez Joseph Aoun, Issa tha se negociatat janë “në rrugën e duhur” dhe se palët do të rikthehen në tryezën e bisedimeve, duke shtuar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë procesin për stabilizimin e situatës në Liban.

Ndërkohë, presidenti Aoun ka theksuar se diskutimet me Izraelin po fokusohen në arritjen e një pakti mossulmimi si hap drejt përfundimit të konfliktit.