SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike

15:43 | 9 Qershor 2026
E H

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Prokuroria Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në takim përfaqësues të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joseph W. Burke dhe z. Norman Richard Smith, këshilltarë për krime ekonomike.

Në takim u diskutua forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër pastrimit të parave, hetimin e krimeve financiare dhe adresimin e formave të sofistikuara të kriminalitetit ekonomik.

Fokus i veçantë i bisedimeve ishte identifikimi dhe gjurmimi i pasurisë së dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe rritja e kapaciteteve profesionale për hetimin dhe ndjekjen e këtyre veprave penale.

Përfaqësuesit amerikanë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe shprehën gatishmërinë për mbështetje në forcimin e mekanizmave kundër krimit financiar.

Në fund të takimit u vlerësua rëndësia e shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare dhe forcimit të sundimit të ligjit, me synim rritjen e efikasitetit në luftën kundër pastrimit të parave dhe mbrojtjen e integritetit financiar institucional./Arbresh.info