Prokuroria ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro në Vlorë, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.
Në njoftimin zyrtar për media, Prokuroria bën të ditur se hetimet janë nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në ngarkim të shtetasit nën hetim K.B.
Nga hetimet ka rezultuar se i dyshuari ka përfituar prona të ndryshme, konkretisht tokë arë me sipërfaqe 1600 m² dhe ullishte me sipërfaqe 1900 m², përmes dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë, janë sekuestruar këto pasuri, të cilat figurojnë në zotërim të shtetasve H.B., I.B., K.B. dhe S.B.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin po vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar të përfitimit të paligjshëm të pronave.
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...