Pesë persona janë arrestuar gjatë aksionit të zhvilluar në kuadër të hetimeve në rastin e njohur me emrin “White Star”, të martën në disa lokacione.
Operacioni policior është realizuar nga Policia e Kosovës dhe ka përfshirë disa lokacione si në; Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore.
Pesë personat janë ndaluar me vendim të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale:
· pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
· blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.
Gjatë realizimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova relevante dhe pasuri të specifikuara duke përfshirë:
· 6 armë;
·5 karikatorë;
· Lëndë narkotike e llojit kokainë 9.67 gr;
· Fara mbjellëse të llojit marihuanë 35,18 gr;
· 239 fishekë 239;
· 25 telefona 25 ;
· 7595 para të gatshme në euro;
· 10 automjete dhe 1 motoçikletë;
· 10 kompjuterë;
· 13 USB dhe 1 DVR;
· 16 ora dore etj.
Operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i, autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës. Pjesëtarë të këtyre insitucioneve, së bashku me prokurorin e rastit kanë monitoruar operacionin policior nga vendi i ngjarjes.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin për luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Nëpërmjet bashkëpunimit institucional dhe veprimeve të koordinuara, do të vazhdojnë të ndërmarrin masa për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale, duke siguruar llogaridhënie dhe respektim të procedurave ligjore./Arbresh.info
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...