Kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se procesi i numërimit të votave po zhvillohet pa probleme dhe me kujdes të shtuar, ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet sipas planit operacional deri më 6 korrik.
Duke folur nga Salla “1 Tetori” në Prishtinë, Radoniqi tha se ekziston mundësia që rezultatet të jenë gati edhe më herët, në fund të muajit qershor, por fillimisht duhet të përfundojë procesi i verifikimit dhe numërimit të votave nga diaspora.
Ai bëri të ditur se të gjitha kutitë me vota nga votimi me postë janë tërhequr, me përjashtim të Australisë, ku procedura është kryer sot për shkak të pushimit zyrtar një ditë më parë.
Sipas tij, numri i votave të ardhura me postë llogaritet ndërmjet 82 dhe 85 mijë, ndërsa së bashku me votat nga përfaqësitë diplomatike pritet të arrijë në rreth 108 mijë.
Radoniqi theksoi se deri tani procesi ka kaluar pa probleme serioze. Ai përmendi vetëm një ndërprerje të përkohshme të internetit në Vushtrri, e cila, sipas tij, është zgjidhur shpejt dhe nuk ka ndikuar në ecurinë e numërimit.
“Deri më tani nuk kemi pasur ankesa nga asnjëra palë dhe procesi po zhvillohet në mënyrë të rregullt”, u shpreh kreu i KQZ-së.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...