Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat kundër ndërtimit të një resort në zonën e Zvërnecit, duke i cilësuar disa prej pretendimeve si të pabazuara.
Sipas tij, ideja se investitorët e huaj po vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte vetëm për të pasurit dhe për të sjellë punëtorë nga vende si Pakistani, Bangladeshi apo Filipinet, është “e pavërtetë dhe pa asnjë lidhje me realitetin”.
Rama theksoi se Shqipëria nuk ka ende një numër të madh investimesh të huaja në sektorin e turizmit, por vetëm një interes në rritje që lidhet me suksesin e vendit në këtë fushë. Kreu i qeverisë deklaroi se rritja e investimeve lidhet me rritjen e besimit ndaj Shqipërisë si destinacion turistik.
“Ideja se investitorët e huaj vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte që janë për të pasurit dhe për punonjës nga Pakistani apo Bangladeshi apo Filipinet është një ide që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Është gabim i madh që të flitet në këtë mënyrë dhe është një gënjeshtër e madhe që të mendohet në këtë mënyrë. Së pari nuk është se kemi një numër të madh investitorësh të huaj në turizëm dhe sapo ka filluar një interesim dhe lidhet me suksesin e Shqipërisë me turizmin. Deri para pak vitesh nuk kemi pasur zero interesim nga investimet e huaja në sektorin e turizmit, pse? Shqipëria ishte po kaq e bukur, por nuk ishte investuar asgjë. I pari interesim ishte Porti Turistik në Durrës dhe pas atij ka nisur të ngrihet interesi i kapitalit të huaj për të investuar në Shqipëri. Pse? Sepse nuk kishte besim”, tha Rama.
Ai hodhi poshtë idenë se kapitalet e mëdha shkojnë në vende të caktuara për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës apo për të dëmtuar mjedisin, duke e quajtur këtë një perceptim të gabuar.
Sipas Ramës, dëmet në mjedis nuk vijnë nga investitorët e huaj, por nga mënyra e zhvillimit në të kaluarën, e cila shpesh ka qenë e paqëndrueshme dhe e paorientuar mirë në planifikim.
“Ideja se kapitalet e mëdha shkojnë në vende të caktuara për të investuar në turizëm, për të shkatërruar ato vende dhe për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës është një ide që vjen nga padija, sepse është e kundërta. Nuk ka prova që kapitali i huaj të ketë luajtur rol në shkatërrimin e natyrës apo të ketë shkaktuar dëme që i janë bërë mjedisit; e kundërta është e vërtetë. Dëmet kanë ardhur në radhë të parë nga fazat e zhvillimit që kanë qenë të lidhura me një horizont të mbyllur lidhur me shumë nga temat komplekse të fushës dhe patjetër kanë qenë të dyzuara nga kostoja e ndërtimit dhe çmimi”, tha Rama.
/rtsh.al/
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...