Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sharban

10:54 | 9 Qershor 2026
E.G

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka publikuar disa fotografi ku ka treguar se në Siqevë dhe në Sharban janë duke punuar në rregullim të infrastrukturës.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se po punohet në ndërtim të rrugëve, të urave dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit.

Postimi i tij i plotë:

Infrastrukturë më e mirë për Siqevën dhe Sharbanin!

Ndërtimi i rrugëve në gjatësi prej 351.61 metrash,

Ndërtimi i dy urave mbi prrojet që kryqëzojnë rrugën,

Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit.

Vazhdojmë.