Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prishtinës

10:36 | 9 Qershor 2026
E H

Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Prishtina” kanë ndërmarrë sot ndërhyrje në disa lokacione të kryeqytetit, në kuadër të punimeve për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit.

Sipas njoftimit të kompanisë, intervenimet po zhvillohen në rrugët Qamil Hoxha, Sylejman Vuçitërna, Bajram Bahtiri, Presheva, Sabit Mushica dhe “Bajram Bahtiri”, ku ekipet janë angazhuar në sanimin e defekteve dhe përmirësimin e infrastrukturës ujësjellëse.

Nga KRU “Prishtina” është bërë e ditur se qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është garantimi i furnizimit sa më të qëndrueshëm me ujë dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët, ndërsa punimet po vazhdojnë në terren.