Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufirit

10:10 | 9 Qershor 2026
E H

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar në fshatin Prapashticë, Prishtinë, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë.
Sipas autoriteteve, të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

“Fsh. Prapashticë, Prishtinë, 08.06.2026 – 17:00. Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info