Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Prizren

10:04 | 9 Qershor 2026
E H

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike në Prizren.

Sipas raportit, një dëshmitar ka njoftuar se në tokë është vërejtur një shishe ku dyshohej se kishte substancë narkotike, si dhe një kamerë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar shishen plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë ,si dhe kamerën e gjetur aty pranë.

“Rr. “Tahir Gashi”, Prizren, 08.06.2026 – 22:25. Nga një dëshmitar është raportuar se në tokë ka vërejtur një shishe në të cilën dyshohet të ketë substancë narkotike dhe një kamerë. Njësiti policor ka konfiskuar shishen plastike brenda me substancë narkotike marihuanë me peshë 23.5 gramë dhe kamerën” thuhet në raport ./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale