Protestat e zhvilluara gjatë javës së fundit në Shqipëri dhe projekti i planifikuar në Zvërnec kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar të mbrojë publikisht nismën që ka shkaktuar debat të gjerë.
Në një intervistë për Al Jazeera, kreu i qeverisë deklaroi se projekti, i cili kap vlerën e miliarda dollarëve, do të realizohet pavarësisht kundërshtive dhe spekulimeve që qarkullojnë. Sipas tij, investimi përfaqëson një mundësi të rëndësishme zhvillimi ekonomik për vendin.
Rama hodhi poshtë akuzat se qeveria po shet ose po i kalon pronë publike investitorëve privatë, duke theksuar se bëhet fjalë për një marrëveshje mes palëve private.
“Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe polemikë në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e shitur vendin. Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, u shpreh kryeministri nga zyra e tij.
Deklaratat e kreut të qeverisë vijnë në një moment kur projekti në Zvërnec vijon të jetë në qendër të debatit publik, duke nxitur reagime nga aktivistë, banorë dhe organizata të ndryshme brenda dhe jashtë vendit./euronews/
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra