Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit të rezultateve

09:04 | 9 Qershor 2026
E.G

Po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 19.58% e votave.

Por kush janë kandidatët me më së paku vota deri më tani.

Në Lëvizjen Vetëvendosje më së paku vota ka kandidatja Arijeta Ajeti me 404 vota. Në listën e PDK-së më së paku vota ka Valbone Muzaqi me 128 vota.

Në LDK më së paku vota ka Alban Hoti me 100 vota. Ndërsa në listën e AAK-së më së paku vota ka Argjenta Berbatovci me 40 vota.