Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri

08:37 | 9 Qershor 2026
E H

Senatori amerikan Bernie Sanders ka reaguar publikisht ndaj protestave kundër projektit turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si një shembull të “oligarkisë globale”.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Sanders iu referua kundërshtimeve ndaj resortit luksoz që lidhet me Jared Kushner dhe partnerët e tij nga Katari, duke theksuar se qytetarët po ngrihen kundër projekteve që, sipas tij, favorizojnë interesat e miliarderëve në dëm të komuniteteve lokale dhe mjedisit.

Ai e shoqëroi reagimin me një fotografi nga protestat e zhvilluara në Shqipëri, ndërsa projekti në zonën e Zvërnecit dhe lagunës së Nartës vazhdon të shkaktojë debat. Kundërshtarët e tij argumentojnë se ndërtimi i resortit mund të ketë ndikim negativ në ekosistemin dhe biodiversitetin e një prej zonave më të rëndësishme natyrore në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale