Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do të rikthehen sot në banket e shkollave për t’iu nënshtruar testit të dytë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, më 2 qershor, maturantët zhvilluan provimin e parë të Maturës Shtetëtore, atë të Gjuhës së Huaj.
Sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Arsimit, më 16 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës, ndërsa më 23 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atij me zgjedhje, duke i hapur rrugë kështu vijimit të tyre në arsimin e lartë.
Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.
Ministrja Mirela Kumbaro u ka përcjellë një mesazh urimi dhe inkurajimi të gjithë maturantët që i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe stafeve të institucioneve arsimore që do të ndjekin mbarëvajtjen e këtij procesi.
“Sepse me këtë sprovë që ju do të kaloni sot dhe në tre ditët e tjera të provimeve ju hapni rrugët e jetës suaj, qoftë në sektorin e punësimit e profesioneve të ndryshme që do të zgjidhni, apo në universitetet ku keni dëshirë të vazhdoni studimet tuaja. Kudo nxënësit shqiptarë kanë shkëlqyer, prandaj ju keni punuar fort dhe ia keni dalë me sukses të vini në derën e provimit. Suksesi do të jetë me ju! Mos e humbni besimin, sepse jeni më të mirët”, tha Kumbaro në mesazhin drejtuar maturantëve”, ka thënë ajo.
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...