Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Madrid për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez pas një sërë skandalesh korrupsioni.
Protesta u thirr nga shoqata spanjolle e Shoqërisë Civile, e cila tha se morën pjesë rreth 80,000 njerëz, shumë më tepër se vlerësimi i qeverisë prej 40,000, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Morën pjesë edhe udhëheqës nga Partia Popullore e opozitës dhe partia e ekstremit të djathtë Vox.
Tubimi ishte kryesisht paqësor, megjithëse një grup i vogël protestuesish u përpoqën të thyenin barrierat rreth rezidencës zyrtare të Sanchez, treguan pamjet televizive.
Policia tha se tre persona u arrestuan. Të paktën shtatë oficerë policie u plagosën në përleshjet me protestuesit.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...