Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi siguruan qëndrimin në Premier League

23:46 | 24 Maj 2026
D.H

Andy Robertson do të vazhdojë karrierën në Premier League, pasi është arritur marrëveshja që mbrojtësi skocez t’i bashkohet Tottenham Hotspurit.

Sipas talkSPORT, Robertson do të transferohet si lojtar i lirë te Spurs, pasi i dha fund aventurës së tij legjendare te Liverpooli pas nëntë vitesh të jashtëzakonshme në “Anfield”.

Mbrojtësi i majtë pritet të jetë pjesë e “revolucionit” të trajnerit Roberto De Zerbi te Tottenhami.

Transferimi vjen menjëherë pasi Spurs arriti të sigurojë mbijetesën në Premier League dhe të shpëtojë nga rënia në Championship në javët e fundit të sezonit.

Tottenhami pati një sezon shumë të vështirë dhe për një kohë seriozisht rrezikoi rënien nga elita angleze, por në fund arriti të mbetet në Premier League.

Tani londinezët synojnë rindërtimin e skuadrës dhe Robertson shihet si një nga liderët që mund ta rikthejë klubin në nivelet më të larta./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale