Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka fituar për herë të tretë në karrierë çmimin “Këpuca e Artë”, që i jepet golashënuesit më të mirë të sezonit në Premier League.
Norvegjezi e mbylli sezonin 2025/26 me 27 gola, pesë më shumë se sulmuesi i Brentfordit, Igor Thiago, i cili realizoi 22 gola.
Kjo është hera e tretë që Haaland shpallet golashënuesi më i mirë i ligës angleze, pasi më parë e kishte fituar këtë çmim edhe në sezonin 2022/23 me 36 gola dhe në sezonin 2023/24 me 27 gola.
Vetëm Thierry Henry dhe Mohamed Salah e kanë fituar më shumë herë këtë çmim, nga katër herë secili, ndërsa Haaland tani është barazuar me legjendat Alan Shearer dhe Harry Kane me nga tri “Këpucë të Arta”.
Me largimin e Salahut nga Liverpooli, Haaland ka mundësinë ta barazojë rekordin e tij sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, bashkëlojtari i tij Antoine Semenyo realizoi 17 gola gjatë sezonit, pasi e nisi kampionatin te Bournemouth dhe iu bashkua Cityt në afatin kalimtar të janarit.
Ollie Watkins u bë anglezi me më së shumti gola këtë sezon, pasi realizoi dy herë në fitoren 2:1 të Aston Villës ndaj Manchester Cityt në javën e fundit, duke e mbyllur sezonin me 16 gola.
Nga ana tjetër, João Pedro i Chelseat dhe Morgan Gibbs-White i Nottingham Forest shënuan nga 15 gola, ndërsa Viktor Gyökeres i Arsenalit dhe Dominic Calvert-Lewin i Leeds United realizuan nga 14 herë.
Haaland vazhdon të shkruajë histori në Premier League. Ai ka realizuar 112 gola në vetëm 132 paraqitje dhe mbetet lojtari më i shpejtë që ka arritur kuotën e 100 golave në ligën angleze, duke e bërë këtë në vetëm 111 ndeshje – 13 më shpejt se rekordi i mëparshëm i Alan Shearer./Arbresh.info
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...