
EUROLEAGUE FINAL-4 2025-2026 ΑΘΗΝΑ / 1ος ΗΜΙΤΕΛΙΚΟΣ ΟΛΥΜΠΙΑΚΟΣ - ΦΕΝΕΡΜΠΑΧΤΣΕ. (KLODIAN LATO / EUROKINISSI)
Olympiacos shpallet kampion i Euroligës pasi mposht në finale Real Madridin me rezultat 92-85.
Në ndeshjen e zhvilluar në Athinë, gjithçka nisi më mirë për madrilenët që e fituan çerekun e parë 19-26, shkruan Arbresh.info.
Por në periudhën e dytë, grekët nisën rikthimin dhe pjesa e parë u mbyll 46-44.
Në periudhën e tretë sërish më të mirë ishin Real Madridi, por në momentet vendimtare të çerekut të fundit, Olympiacosi me një seri të mirë arriti të marrë epërsinë dhe të arrij fitoren në fund.
Fouriner ishte më i dalluari për grekët me 20 pikë, kurse lojë të mirë bëri edhe Peters me 16 sosh.
Kurse tek Reali u dallua Lyles me 24 pikë, tetë kërcime dhe Hezonja me 19 sosh.
Ky ishte titulli i katërt në histori për Olympiacosin dhe i pari pas 13 vitesh./Arbresh.info
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...