Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për javën e ardhshme parashihet të jetë relativisht stabil, ku do të alternohen intervalet të gjata me diell dhe vranësirat, ndërsa në disa zona të izoluara parashihen riga shiu.
Sipas IHMK-së, në aspektin agrometeorologjik, kushtet konsiderohen të favorshme për kulturat pranverore dhe lagështia në tokë pritet të mbetet e mire për shumicën e bimëve, transmeton Arbresh.info
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
Të hënën –Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndëmjet 24 deri në 27°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.
Të martën –Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13°C, ndërsa maksimalet 25-29°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 25deri në 29°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.
Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale do të jenë 9-12°C, ndërsa maksimalet 23-27°C. Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/s.
Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell.Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri10°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 22 deri në 26°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s./Arbresh.info
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...