Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka përshkruar si moment të jashtëzakonshëm, pritjen e diasporës shqiptare në Cyrih.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku u shpreh falënderues ndaj të gjithë atyre që morën pjesë për t’i pritur atë dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.
“Disa gjëra përjetohen. Nuk shpjegohen. Ato mbesin kujtime që të përcjellin gjithë jetën. Ky entuziazëm i sotëm në Cyrih, kjo energji, kjo dashuri e kjo shpresë e jashtëzakonshme e bashkatdhetarëve tanë, ishte pikërisht një prej atyre momenteve”. “Ju faleminderit që jeni! LDK një herë, LDK gjithherë!”, ka shkruar ai.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...