Prishtina e Re ka reaguar pas humbjes me rezultat 3-2 në xhiron e fundit nga Dukagjini.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, klubi i ri kryeqytetas ka reaguar ndaj gjyqtarit Mervan Bejtullahut, të cilin e quajti “regjisor”, shkruan Arbresh.info.
“Djersa e sportistit, kur tentohet të tjetërsohet përmes atyre që duhet të jenë simbol i drejtësisë dhe integritetit, është dëshmi se për disa persona në komunitetin tonë të futbollit ndërgjegjja ka pushuar së ekzistuari.”
“Ne kemi rënë matematikisht nga liga javë më parë. Megjithatë, sot objektivi ynë i vetëm ishte të dilnim në fushë dhe të luanim futboll deri në sekondën e fundit.”
“Fatkeqësisht, maskarada u përsërit edhe një herë. Regjisori është i njohur për të gjithë, ndërsa aktori kryesor ishte sërish Mervan Bejtullahu.”
“Në emër të stafit kryesisë e stafit administrativ, futbollistëve dhe çdo anëtari të KF Prishtina e Re, u kërkojmë falje familjarëve, tifozëve dhe të gjithë atyre që u detyruan të ndjekin këtë skeç humoristik, larg frymës së sportit dhe konkurrencës së ndershme.”
“Ne deshëm vetëm të luanim futboll deri në fund.”
“Ajo që pamë sot nuk ishte futboll. Nuk ishte garë. Nuk ishte drejtësi sportive.”
“Dhe sigurisht, nuk ishte ajo që meritojnë futbollistët, tifozët dhe vetë futbolli ynë”, thuhet në reagimin e klubit.
Prishtina e Re është e fundit në tabelë me 31 pikë dhe është larguar nga elita, kurse Dukagjini është me këtë fitore është i pesti me 48 sosh./Arbresh.info
QMF-të me psikologë, fizioterapeutë, logopedë e punonjës soc...
Bilall Kasami dhe Ardita Sinani pjesëmarrës në tubimin e VV-...
Fatmir Gashi i “palëkundur” nga posti i kryetari...
Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin ...
Hamza mobilizon asamblistët e PDK-së: Stop përçarjes dhe sta...
Pas fitores me Evertonin, Tottenham i shpëton rënies nga Pre...