“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita e barazhit vendosen në javën e fundit

18:07 | 24 Maj 2026
D.H

Është mbyllur xhiroja e parafundit në Superligën e Kosovës, ku kanë përfunduar të gjitha ndeshjet dhe nuk pati befasi të madhe.

Të gjitha skuadrave që iu desh fitorja, triumfuan ani pse dikush me vështirësi e dikush jo, shkruan Arbresh.info.

Përballja derbi mes Dritës dhe Gjilanit u mbyll me fitoren e “Skifterave” me rezultat 0-2.

Drenica fitoi me përmbysje ndaj Ferizajt, ku drenicakët triumfuan 3:2. Ata e panë veten në disavantazh 1-2, por në fund arritën të rikthehen.

Fitoren e parë pas tetë xhirosh e arriti Prishtina, e cila triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Ballkanit në udhëtim.

Kurse fitore dramatike arriti Dukagjini ndaj Prishtinës së Re. Fituesi i Kupës u rikthye nga disavantazhi për të fituar 3-2 në fund.

Me po të njëjtin rezultat fitoi edhe Llapi ndaj Malishevës.

Lufta është e ashpër për të ikur pozitës së barazhit, pasi kampionia dhe skuadrat që do të largohen nga liga janë të vendosura tashmë.

Pas 35 javësh, Drita është e para dhe kampione me 66 pikë. Ballkani është i dyti me 58 sosh, ndërsa Malisheva e treta me 56.

Në pozitën e katërt është Prishtina me 49 pikë.

Dukagjini ka 48 i pesti, aq sa ka edhe Gjilani i gjashti. Kurse Drenica është e shtata me 47 pikë, një më shumë se Llapi i teti, i cili aktualisht në pozitën e barazhit.

Këto katër skuadra luftojnë në xhiron e fundit për t’i ikur pozitës së barazhit.

Tashmë është e ditur, Ferizaj dhe Prishtina e Re janë përshëndetur nga elita, ku ferizajasit kanë 36 pikë të grumbulluara pas 35 javësh, dhe kryeqytetasit 31 sosh.

Në xhiron e fundit, takohen Ferizaj – Llapi, Prishtina – Drenica, Malisheva – Drita, Dukagjini – Ballkani, Gjilani – Prishtina e Re./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale