Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qëndruar në Gjilan, ku së bashku me kryetarin e komunës, Alban Hyseni, kandidatë për deputetë, aktivistë dhe qytetarë, kanë zhvilluar një ecje në natyrë drejt Kalasë së Pogragjës.
Sveçla ka bërë të ditur se ecja nisi nga Zipline, ndërsa gjatë rrugëtimit u diskutua për zhvillimin lokal, angazhimin institucional dhe potencialin që ofron çdo pjesë e Kosovës.
“Paradite e këndshme me Kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni, kandidatë për deputetë, aktivistë e qytetarë. Nga Zipline ecëm drejt Kalasë së Pogragjës, mes bukurive natyrore dhe potencialit të jashtëzakonshëm që ka çdo cep i vendit tonë. Bashkëbisedimet përgjatë ecjes ishin plot energji, ide dhe vullnet për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve, zhvillimit lokal dhe forcimit të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook./Arbresh.info
Pas fitores me Evertonin, Tottenham i shpëton rënies nga Pre...
Lufta drejt fundit, Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuz...
Nuk pritet të nënshkruhet asnjë marrëveshje midis Iranit dhe...
Sunderlandi i Xhakës siguron Evropa Ligën, në sezonin e parë...
Prishtina e Re e quan “skeç humoristik” ndeshjen...
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...