Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar batalionin gardist “Shkelzen Haradinaj”, duke nderuar luftëtarët e rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin.
Haradinaj ka thënë se batalioni, i udhëhequr nga komandanti Abdyl Mushkolaj, përbëhej nga luftëtarë të dalluar të UÇK-së, trimërinë e të cilëve e kishte njohur nga afër në frontet e luftës.
Sipas tij, ata u bënë mburojë për bashkëluftëtarët e plagosur në beteja, duke treguar sakrificë dhe vetëmohim
“Batalioni Gardist “Shkelzen Haradinaj” i udhëhequr nga komandanti Abdyl Mushkolaj, përbëhej nga luftëtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, trimërinë e të cilëve e njoha në frontet e luftës. Ata u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja. Me dhembje e krenari, sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë sakrificën tyre, flijimin dhe vetëmohimin. Të skalitur në histori emrat e tyre: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala dhe Xhavit Islami. Heroizmi i tyre u trashëgoftë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info
Prishtina e Re e quan “skeç humoristik” ndeshjen...
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...