Drita nderon në derbi Almir Ajzerajn

17:05 | 24 Maj 2026
D.H

Disa orë mëherët, Drita njoftoi edhe zyrtarisht largimin e lojtarit Almir Ajzeraj në fund të sezonit.

Ndërkohë në derbin e sotëm ndaj Gjilanit, klubi bardhekaltër e ka nderuar futbollistin për gjithë paraqitjet e tij me skuadrën kampione, shkruan Arbresh.info.

Ai madje po e mban edhe shiritin e kapitenit në derbi.

Ajzeraj është pjesë e Dritës që nga viti 2020.

Sa i përket ndeshjes së sotme me Gjilanin, Drita është duke u mposhtur 1-0 pas pjesës së parë.

Kujtojmë se Drita është shpallur kampione disa javë më parë për edicionin 2025/26./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale