Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn

16:03 | 24 Maj 2026
D.H

Disa ditë pasi e humbi titullin nga Trepça, Bashkimi ka filluar të mendoj për sezonin e ri 2026/27.

Pasi zyrtarizoi marrëveshjen me Shannon Shorterin, Lejson Zeqirin e Valon Bunjakun, klubi prizrenas ka transferuar Adrio Baileyn, shkruan Arbresh.info.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit.

Bailey emër i njohur për basketbollin kosovar pasi edicionin që lamë pas djersiti fanellën e Sigal Prishtinës.

Ai ka qenë lojtari më i mirë i klubit kryeqytetas. Bailey është forcë shtesë për portokallezinjtë në arritjen e objektivave për edicionin e ardhshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale