I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestohet autori

13:18 | 24 Maj 2026
E.G

Disa ditë pas zjarrvënies së qëllimshme të tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, është bërë e mundur dhe arrestimi autorit, i cili fshihej në Durrës.

Në pranga përfundoi 48-vjeçari K. Ç., i shpallur në kërkim për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas hetimeve 48-vjecari më 19 maj, gjatë orëve të para të mëngjesit, i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në qytetin e Lushnjës, dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke u fshehur në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, dyshohet se ai është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në qytetin e Lushnjës, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet, dy ditë para ngjarjes së ndodhur. Biçikleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 48-vjeçari do të përballet me “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhja”.

Vijojnë veprimet hetimore të thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë rast.

/rtsh.al/