Drogë, telefona dhe alkool janë gjetur gjatë kontrolleve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier. Kontrollet janë kryer në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e burgut.
Gjatë kontrollit në ambientet e institucionit, pranë Godinës “A”, janë konstatuar dhe sekuestruar 10 telefona celularë, 10 karikues, si dhe disa bidona me përmbajtje të dyshuar alkoolike. Po ashtu, në dy vende të ndryshme është gjetur edhe lëndë e dyshuar narkotike.
Në një rast tjetër brenda të njëjtit institucion, gjatë kontrollit me skaner ndaj të dënuarit A.M., janë konstatuar pesë qese të vogla me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehura në rroba.
Pas konstatimit, i dënuari është shoqëruar në sektorin e veçimit, ndërsa drejtuesit e institucionit dhe strukturat e Agjencisë janë vënë në dijeni për vijimin e hetimeve dhe masave administrative e ligjore./rtsh.al
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...