Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Graçanicë nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë ndalimit të një veture me targa vendore, njëri nga të dyshuarit ka hedhur një qese me 81.8 gram substancë të dyshuar kokainë, ndërsa te vozitësi janë gjetur edhe 0.2 gram të së njëjtës substancë.
Pas konsultimit me prokurorin, janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë sekuestruar edhe 0.2 gram marihuanë, një telefon dhe një pajisje elektronike DV. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE,SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE
· Graçanicë 23.05.2026-19:00. Njësiti i antidrogës (DHTN) ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj kosovar (m/k). Gjatë ndaljes së veturës pasagjeri ka hedhur jashtë një qese e cila ishte e mbushur me pluhur të bardhë e dyshuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 81.8 gram. Gjatë kontrollit të vozitësi i veturës, në trup i është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë 0.2 gram. Dy të dyshuarit janë arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të janë bërë bastisje në tri (3) lokacione ku janë gjetur 0.2 gram e llojit marihuanë. Substanca e dyshuar, një telefon dhe një pajisje elektronike DV janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...
Kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen drogë, telefona d...
Protesta masive në Madrid/ Mijëra persona zbresin në rrugë, ...