50 aksidente trafiku dhe 1,981 gjoba gjatë 24 orëve të fundit

Foto nga arkiva

08:55 | 24 Maj 2026
E.G

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 50 aksidente trafiku.

Sipas raportit policor, 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 27 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Po ashtu, policia ka shqiptuar 1,981 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor.

Në raport thuhet se janë arrestuar 8 persona, 5 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor. Në vuajtje të dënimit janë raportuar 0 persona.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjin, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

Shpërndaje në rrjete sociale