Sot prezantohet platforma digjitale për menaxhimin e mbeturinave vëllimore në Kryeqytet

08:42 | 24 Maj 2026
E.G

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të bëhet prezantimi i platformës digjitale të krijuar për adresimin dhe menaxhimin e kërkesave të qytetarëve lidhur me mbeturinat vëllimore në Kryeqytet.

Sipas njoftimit, prezantimi do të udhëhiqet nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri.

Ngjarja do të mbahet në Sallën e Konferencave në objektin e Komunës së Prishtinës, të dielën më 24 maj 2026, me fillim nga ora 10:30.

Platforma synon të lehtësojë raportimin dhe trajtimin e kërkesave të qytetarëve për mbeturinat vëllimore, duke ofruar një mënyrë më të shpejtë dhe më efikase të komunikimit me institucionet komunale.