Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së

08:04 | 24 Maj 2026
E.G

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri dhe strukturat drejtuese të kësaj partie.

Kjo ngjarje është paraparë të zhvillohet nga ora 11:30.

Zyrtarisht kandidaturën për ta udhëhequr AAK-në e ka paraqitur kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, i cili pritet ta marrë edhe ‘timonin’ e këtij subjekti politik.

Gjatë 26 vjetëve Aleanca ishte udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i cili dy herë ishte edhe kryeministër i Kosovës.

Në rrugëtimin e tij politik, Haradinaj, ishte përballur edhe me gjykimin në Hagë ku në këtë betejë me drejtësinë kishte dal fitues duke u shpall i pafajshëm.

Kjo njëherit shënon edhe një moment të ri për AAK-në para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Shpërndaje në rrjete sociale