Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, vritet i dyshuari

07:58 | 24 Maj 2026
E.G

Të shtëna armësh pranë Shtëpisë së Bardhë kanë shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie mbrëmjen e së shtunës në Washington, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret reaguan me shpejtësi për të siguruar zonën rreth kompleksit presidencial. Incidenti ndodhi vetëm pak metra larg rezidencës presidenciale, duke alarmuar stafin mediatik dhe autoritetet amerikane.

Shërbimi Sekret i ShBA-së konfirmoi se po heton raportimet për të shtëna në kryqëzimin e “17th Street” dhe “Pennsylvania Avenue Northwest”, pranë Shtëpisë së Bardhë. Pas raportimeve për të shtëna, gazetarët që ndodheshin në “North Lawn” u evakuuan me urgjencë dhe u dërguan në sallën e informimit për shtyp brenda kompleksit presidencial, shkruan CNN.

Sipas dëshmitarëve, brenda objektit u dëgjuan agjentë të sigurisë duke bërtitur “përkuluni”, ndërsa paralajmëronin për rrezik të mundshëm nga armët e zjarrit. Një gazetar tha se të shtënat dukej se vinin nga zona pranë ndërtesës “Eisenhower Executive Office Building”, e cila është pjesë e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Agjentë të armatosur të Shërbimit Sekret u panë duke lëvizur me shpejtësi në zonë dhe duke bllokuar hyrjet përreth sallës së shtypit. Masa e izolimit u hoq rreth orës 18:45 sipas kohës lokale në ShBA, pasi situata u vu nën kontroll.

Derisa nga mediat ndërkombëtare raportohet se i dyshuari u vra nga shkëmbimi i zjarrit me agjentët e shërbimit sekret.

Bëhet e ditur se bëhet fjalë për një 21 vjeçar me emrin Nasire Best, i cili ishte raportohet se kishte probleme psikike,shkruan BBC.

Në momentin e incidentit, presidenti Donald Trump ndodhej në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, gazetarja e ABC News, Selina Wang, publikoi një video ku dëgjohen të shtënat dhe reagimi i menjëhershëm i stafit mediatik gjatë momentit të tensionit.

Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim dhe pritet që autoritetet të publikojnë informacione të reja në orët në vijim.

Të ngjashme