Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili aktualisht po vuan dënimin me burg, ka filluar grevë urie pasi nuk ka marrë tretmanin e duhur mjekësor për problemet shëndetësore nga të cilat ai vuan.
Dje u raportua për shtrirjen e Lushtakut në QKUK për dy ditë pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar. Lushtaku në vazhdimësi ka shfaqur shenja të komplikimeve kardiake.
Burime të KosovaPress-it tregojnë se sot është dita e dytë e grevës për Sami Lushtakun brenda burgut të sigurisë së lartë.
Përkundër sugjerimit të mjekëve që Lushtaku të qëndroj në spital dhe të marrë tretman mjekësor, kjo gjë nuk është autorizuar nga gjykatësi që e ka në dorë rastin e tij.
“Edhe përkundër shëndetit të tij të përkeqësuar, gjykatësi i rastit ka marrë vendim që z.Lushtaku të mos qëndroj në spital, edhe pse mjekët kanë sugjeruar të kundërtën per shkak te gjendjes së tij të rëndë”, thotë ky burim.
I kontaktuar nga KosovaPress, avokati i Lushtakut, Arianit Koci, tha se nuk mund ta konfirmojë nisjen e grevës së urisë nga Sami Lushtaku, për shkak se momenta lisht gjendet jashtë vendit.
Mirëpo, Koci tha se Lushtaku nuk është duke marrë trajtim adekuat mjekësor.
“Çfarë mund të them është se, Lushtaku trajtimin adekuat mjekësor nuk e ka. Është në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha ai.
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, si pjesë e procesit gjyqësor “Drenica”, është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për vrasjen e një civili shqiptar.
Rama paralajmëron shfuqizimin e Ligjit për investimet strate...
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall
Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët...
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë me të votuarit në ...
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...