Një raketë ruse ka goditur një ndërtesë apartamentesh në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, duke vrarë të paktën tre persona, tha kryebashkiaku lokal, raporton BBC.
Andriy Sadovyi tha se tetë persona të tjerë u plagosën, njëri në gjendje të rëndë, në “një nga sulmet më të mëdha” në infrastrukturën civile të Lviv.
Kreu rajonal, Maksym Kozytskyi, shtoi se një “objekt infrastrukture kritike” u godit në qytet. Ai nuk dha detaje.
Ushtria ruse nuk ka komentuar sulmin e raportuar.
Sadovyi postoi një video që tregon xhamat e thyer të ndërtesës së goditur, e cila duket se kishte katër kate. Në pamje janë parë edhe makina të dëmtuara dhe mbeturina.
“Më shumë se 50 apartamente janë të dëmtuara”, – tha kryebashkiaku në një video-mesazh të shkurtër.
Ai shtoi se janë shkatërruar edhe rreth 50 vetura.
Sadovyi tutje u shpreh se dy persona ishin nxjerrë nga rrënojat pak kohë më parë – por ekipet e shpëtimit po vazhdonin kërkimin e tyre mes frikës se më shumë banorë mund të mbesin të bllokuar atje.
Kryebashkiaku më vonë regjistroi një video të re, pasi shkalla e shkatërrimit u bë më e qartë.
Ai tha se një numër kulmesh të ndërtesave ishin hedhur në erë dhe një shkollë dhe konvikte të universitetit politeknik u dëmtuan.
Ndërkohë, sipas Kozytskyt, “qëllimi kryesor i Rusisë është shkatërrimi i popullit ukrainas”.
“Por ne do të fitojmë”, u shpreh ai.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit