Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy miqësoret e tjera të muajit qershor kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë.
Për dallim nga dy miqësoret e para kundër San Marinos dhe Maltës, ku janë përfshirë futbollistët e Kombëtares A, në dy miqësoret e tjera të qershorit të cilat zhvillohen në Antalia të Turqisë, përzgjedhësi Challandes ka ftuar futbollistë që shihen si potencial për ekipin kombëtar.
Ndeshjen e parë në Antalia, Kosova e zhvillon më 8 qershor kundër Guinesë, derisa më 11 qershor ballafaqohet me Gambinë./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit