Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se ndihma masive e shtetit për koronavirusin nuk mund të vazhdojë për një kohë të pacaktuar.
“Qeveria federale, landet dhe këshillat duhet të punojnë së bashku dhe në mënyrë konstruktive për të kapërcyer pandeminë dhe pasojat e saj në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Merkel.
Të martën, Bundestagu, parlamenti gjerman, do të debatojë buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm, mbi një e treta e së cilës pritet të financohet nga borxhi.
Qeveria e koalicionit ka në plan të marrë hua 180 miliardë euro (218 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm.
“Kostot do të ishin edhe më të larta – financiarisht dhe shoqërisht – nëse shumë biznese do të falimentonin dhe miliona vende pune do të humbnin”, theksoi ajo.
Merkel shtoi se në 2021, shteti mund të shpenzonte përsëri shuma të mëdha për shkak të kursimeve të bëra në vitet e fundit.
Në përgjithësi, shteti parashikon të shpenzojë gati gjysmë trilion euro dhe të marrë hua pothuajse dy herë më shumë vitin e ardhshëm.
Do të ketë gjithashtu ulje taksash për shumë qytetarë.
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...