Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një kumtese thotë se është i vetëdijshëm lidhur me vështirësitë dhe ngarkesën e madhe me pacientë nëpër të cilat po kalon Klinika Emergjente në QKUK.
SHSKUK bën të ditur se si rezultat i kësaj situate, janë ndërmarrë hapa për renovim, krijim të pritoreve për pacientët, blerja e pajisjeve të reja, furnizimin me barna dhe ofrimin e shërbime më kualitative.
Komunikata:
“Emergjenca e QKUK me 160 raste për 24 orë
Aktualisht, Klinika Emergjente e QKUK-së, ka qenë dhe mbetet e mbingarkuar 24 orë me pacientë, përfshirë raste të aksidenteve në trafik, reanimime, raste të rënda kirurgjike, ortopedike dhe internistike. Përkundër mbingarkesës së madhe, ekipet shëndetësore të Klinikës Emergjente, në konsultim edhe me specialistët kujdestar nga degët kirurgjike, internistike dhe ortopedike, kanë ofruar ndihmën mjekësore për të gjithë pacientët. Një pjesë e Klinikës Emergjente, është në rinovim, investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK, përderisa për herë të parë nga paslufta janë blerë 300 mijë euro paisje të reja që pritet të futen në punë pas rinovimit, me kërkesë të menaxhmentit të klinikës. Duhet theksuar se shqetësim për Klinikën Emergjente, paraqet fakti se një numër i madh i pacientëve paraqiten për ndihmë mjekësore direkt në emergjencë, pa konsultuar paraprakisht Qendrat e Mjekësisë Familjare”, njofton SHSKUK./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit