AKR në Vushtrri hap fushatën duke dëgjuar për hallet e personave me aftësi të kufizuara

20:41 | 21 Shtator 2017

Dega e Aleanca Kosova e Re në Vushtrri, zyrtarisht ka hapur fushatën për zgjedhjet lokale.

Kandiati për kryetar nga kjo parti, Nasuf Aliu, ka vendosur që hapjen e fushatës ta bëjë duke vizituar zyrat e Handikosit, ku edhe është mirëpritur nga drejtori i kësaj organizate, Isak Hyseni, shkruan portali arbresh.info

Përmes vizitës Aliu është njoftuar për gjendjen e mjerueshme në të cilën kalon kjo organizatë, si dhe me problemet me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuar.

Aliu është zotuar se do të bëjë përpjekje maksimale për të përmbushur kërkesat e personave me aftësi të kufizuara dhe ka shtuar se ‘do të kujdeset që ata të bëjnë një jetë më të dinjitetshme’./arbresh.info/

21616364_1668807376494880_4057106578171477814_n 21616426_1668807389828212_8489928495488031699_n

Lajmet më të lexuara